Dëshmia tronditëse e pilotit: Mendova ta zhduk trupin e gruas!

Evropë

Dëshmia tronditëse e pilotit: Mendova ta zhduk trupin e gruas!

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Babis Anagnostopulos, piloti 32-vjeçar grek që mbyti gruan me duart e tij ka folur sërish para policisë duke thelluar akoma më shumë tragjedinë që ka tronditur Greqinë dhe jo vetëm. Ai është shprehur se ka menduar të zhdukë trupin e 20-vjeçares pasi i druhej faktit se vajza e tyre mund të mbetej vetëm.

Ai thotë se natën e krimit Caroline ishte bërë agresive duke kërkuar që të largonte fëmijën pasi sipas tij nuk e donte pranë. Babis shprehet se i vjen keq për atë që ndodhi dhe e di që nuk ka justifikim për krimin e rëndë.

“Një ndjesë e madhe për njerëzit që lëndova. E di që ka shumë pak vlerë. Ajo që bëra nuk justifikohet, Sjellja e saj me lindjen e fëmijës ndryshoi shumë. Ajo sihte bërë agresive. Natën e vrasjes Caroline tha “mos e sill vajzën, nuk e dua”.

Unë i thashë që ajo duhet të ngjitet lart dhe të flejë. Unë e mbaja fort që ajo të më dëgjonte. Ajo po dridhej. Pastaj e mbulova me jastëk. Ajo po dridhej derisa në një moment ajo ndaloi.

U përpoqa ta zgjoja por më kot. Mendova çfarë do të ndodhte me fëmijën tonë. Mendova ta zhdukja kufomën e saj. Pastaj për ta bërë sa më të besueshme ngjarjen vrava qenin. Askush nuk do e merte me mend që atë e kisha vrarë unë nëse lëndoja qenin”, është shprehur Babis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat