Zbulohet më në fund detaji që e zbuloi vrasjen e Caroline

Evropë

Zbulohet më në fund detaji që e zbuloi vrasjen e Caroline

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 06:27
Babis Anagnostopulos

Babis ishte i bindur se kishte kryer krimin e përsosur. Ai krijoi alibi në një mënyrë kinematografike bazuar në skenarin e grabitjes së dhunshme që përfundoi me vrasje në shtëpinë e tij në Glyka Nera të Greqisë.

Para kamerave ai po luante teatër me rolin e babait të shkatërruar, duke qarë për foshnjën e tij dhe duke shitur pa fund përrallën e çiftit të dashuruar.

Sidoqoftë, teknologjia e tradhtoi atë dhe ishte ajo, arsyeja që 32-vjeçari Babis Anagnostopulos, të enjten vonë tronditi Greqinë duke rrëfyer vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare, Caroline Crouch.

Por si e kuptuan autoritetet që piloti po gënjente. TV MEGA publokoi sot një element shumë të rëndësishëm që ndihmoi autoritetet të zgjidhnin lëmshin e çështjes dhe të arrinin në arrestimin e autorit të krimit.

Pas një analize në laboratorët kriminalistikë të Policisë Greke, në dritë doli një imazh i cili tregon 32-vjeçaren duke përqafuar foshnjën në dhomën e ndenjes, në kohën kur sipas dëshminë së Babis, shtëpinë e kishin pushtuar grabitësit.

Telefoni celular i Caroline ishte i lidhur me kamerën që çifti mbante në dhomën e ndenjes në mënyrë që të mund të shikonin fëmijën.

Dhe pikërisht ky detaj ishte ai që 32-vjeçari duket se e ka humbur dhe që përfundimisht e “dogji” atë.

Ekspertët panë në imazh se 20 vjeçarja ishte gjallë dhe po përqafonte fëmijën ndërkohë që askush tjetër nuk ndodhej aty, ndryshe nga deponimi i 32 vjeçarit se në ato minuta në shtëpi po bëhej batërdia nga grabitësit.

Sakaq edhe detaje të tjera janë zbuluar. Sipas të dyshuarit, grabitësit që hynë në shtëpi vodhën para dhe bizhuteri.

Këto para nuk ekzistuan kurrë, ndërsa bizhuteritë ishin fshehur nga vetë 32-vjeçari nën shalën e motorit të tij.

Kur u hap kordoni i policisë, ai arriti t’i heqë qafe duke i hedhur në një kosh plehrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat