Nuk lejon që dy burra të qëndrojnë në të njëjtën dhomë/ Aktivistët e LGBT-së kërkojnë mbylljen e hotelit turk

Evropë

Nuk lejon që dy burra të qëndrojnë në të njëjtën dhomë/ Aktivistët e LGBT-së kërkojnë mbylljen e hotelit turk

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Pushimi në një hotel në qytetin bregdetar të Kemerit në Turqi, nuk lejon që dy burra të rezervojnë një dhomë.

Në faqen e internetit të një agjencie turistike në Serbi, krahas përshkrimit të shërbimeve që ofron hoteli është edhe paralajmërimi:
“Hoteli nuk pranon rezervime për dy burra në një dhomë“.

Kundër këtij ‘rregulli’ ka reaguar shoqata “Le të dihet”, që merret me promovimin e të drejtave të komunitetit LGBT  në Serbi. Aktivistët, përmes rrjeteve sociale i kanë bërë thirrje agjencisë që të mos bashkëpunojë me këtë hotel.

by Taboola

Sponsored Links

You May Like

You Wouldn't Recognize These Celebs Without Makeup 5minstory.com

“Kjo paraqet një formë të pastër të diskriminimit”, thotë në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Stefan Shparavalo nga lëvizja “Le të dihet”.

Më 14 qershor, kjo shoqatë, sipas tij, e ka informuar komunitetin për këtë rast dhe i ka tërhequr vëmendjen që kur të planifikojnë pushimet verore, të shmangin këtë hotel në mënyrë që pastaj të mos bien pre e situatave jo të mira duke iu ndaluar akomodimi.
“Vendosëm të bëjmë thirrjen në mënyrë që njerëzit nga komuniteti jonë të mos shkojnë në atë hotel në rast se kanë bërë një rezervim. Gjithashtu, nëse dikush vëren edhe për ndonjë rast të ngjashëm të na njoftojë në mënyrë që të bëjmë zhurmë për atë rast, pra një lloj kundër-marketingu”, tha Shparavalo.

Sipas aktivistit të të drejtave të komunitetit LGBT+, ky është një shembull i vogël që tregon për pabarazinë e pjesëtarëve të këtij komuniteti me njerëzit që kanë orientim heteroseksual.
“Është shumë zhgënjyese të shohësh gjëra të tilla“, thotë Shparavalo.

Turqia është një nga ato vendet e pakta myslimane në të cilat homoseksualiteti nuk dënohet më ligj.

Megjithatë, në këtë vend me rreth 82 milionë banorë, homofobia është mjaft e përhapur dhe shoqatat që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT, rregullisht raportojnë për raste të diskriminimit dhe sulmeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat