Droguan, përdhunuan dhe vranë 16-vjeçaren, vendim shembullor për 4 emigrantët

Evropë

Droguan, përdhunuan dhe vranë 16-vjeçaren, vendim shembullor për 4 emigrantët

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:15
Desiree Mariottini

Drejtësia italiane nuk ia bëri të lehtë situatën katër emigrantëve që në fillim droguan, pastaj përdhunuan dhe lanë të vdiste 16 vjeçaren Desiree Mariottinit në 2018-tën.

Një gjykatë në Romë dha dy dënime me burgim të përjetshëm për Mamadou Gara e Yussef Salia dhe dy të tjera me 27 dhe 24 vjet burg për Alinno China dhe Brian Minthe.

Teksa jepej vendimi, një ulërimë u dëgjua në sallën e gjyqit: “Të mallkuar, të djegshi në ferr”! nëna e Desireesë tha se priste që të merrnin të gjithë dënime me burgim të përjetshëm.

Image

Ajo nuk është e kënaqur, aq më tepër që njëri nga të akuzuarit Brian Minthe u la i lirë për shkak se kishte skaduar afati i paraburgimit. Desiree humbi autobuzin e fundit dhe nuk shkoi në shtëpi.

Ajo ishte droguar, ishte sulmuar seksualisht gjatë kohës që ishte pa ndjenja e madje sulmet u përsëritën edhe kur ishte duke ndërruar jetë. Ditën e funeralit të saj, kryetarja e bashkisë së Romës, Virginia Raggi e shpalli ditë zije.  

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat