Rastet me variantin Delta në Portugali po arrijnë kulmin

Evropë

Rastet me variantin Delta në Portugali po arrijnë kulmin

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 18:38
Foto

Autoritetet portugeze kanë konfirmuar se varianti i ri delta i koronavirusit po shënon rritje në rajonin e Lisbonës.

Instituti Kombëtar i Shëndetit në Portugali deklaroi se ky variant i COVID-19 është shumë infektiv teksa u gjet për herë të parë në Indi tani është shfaqur në 60 përqind të rasteve të reja në Lisbonë, shkruan AP.

Rritja e fundit e infeksioneve bëri që autoritetet javën e kaluar të ndalojnë të gjitha udhëtimet brenda dhe jashtë Lisbonës gjatë fundjavave. Kjo masë hyri në fuqi të premten.

Zona metropolitane e Lisbonës ka rreth 2.8 milionë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat