Rusia kërcënon Britaninë dhe publikon pamjet: Do ta fundosim luftanijen tuaj, nëse ...

Evropë

Rusia kërcënon Britaninë dhe publikon pamjet: Do ta fundosim luftanijen tuaj, nëse ...

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 18:10
Deti i Zi

Tensionet mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe vazhdojnë edhe një ditë pas incidentit të rëndë në Detin e Zi, ku avionët rusë qëlluan për të paralajmëruar një mjet ushtarak britanik në ujërat pranë Krimesë.

Një zyrtar rus tha sot se “herën tjetër” nuk do të qëllohet në afërsi të tyre por në objektiv, deri në fundosjen e anijës.

Zëdhënësi, Dmitry Peskov, tha se Rusia është e shqetësuar nga veprimet e luftanijes britanike në brigjet e Krimesë së aneksuar.

Moska pretendon se ka qëlluar me armë dhe bomba paralajmëruese, duke bërë që mjeti lundures i ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar të largohej nga zona.

Për këtë, Rusia publikoi dhe disa pamje filmike.

Image

Kryeministri britanik Boris Johnson tha të enjten se ishte "plotësisht e drejtë" që një anije luftarake britanike të udhëtonte nëpër ujërat jashtë Krimesë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat