Misteri, pse s’ka gjurmë të mbytjes? Ekspertët zbulojnë 6 minutat dramatike të Caroline

Evropë

Misteri, pse s’ka gjurmë të mbytjes? Ekspertët zbulojnë 6 minutat dramatike të Caroline

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 19:51
Ekspertët japin përgjigjet duke përshkruar minutat dramatike deri sa zemra e 20-vjeçares pushoi së rrahuri.

Vdekja e 20-vjeçares britanike në Greqi u zbardh dhe bashkëshorti i saj është pas hekurave, por ende jo të gjitha pyetjet e ekspertëve kanë një përgjigje përfundimtare për të mbyllur dosjen.

Pse nuk ka gjurmë të mbytjes? Ekspertët japin përgjigjet duke përshkruar minutat dramatike deri sa zemra e 20-vjeçares pushoi së rrahuri.

“Ta Nea” shkruan se në 04:05 të mëngjesit të datës 11 maj, Caroline ishte duke fjetur në shtratin e saj dhe vetëm disa minuta më vonë, në 04:11 të mëngjesit, zemra e saj pushoi së rrahuri.

Pyetja kryesore është një: Pse Caroline nuk rezistoi aq shumë sa vrasësi pretendon se viktimës i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes. “Ajo po dridhej. Goja dhe hunda e saj ishin mbështetur në jastëk” pretendoi fillimisht piloti.

Ndërsa më pas në dëshminë e dytë piloti tha se “Goja, hunda dhe sytë e saj ishin në jastëk. Me peshën e trupit po i shtypja kokën”.

Në të dy rastet, ekspertët thonë se viktima do të përpiqej të merrte frymë. “Me forcë, ju privoni personin nga hyrja e ajrit në rrugët e frymëmarrjes. Kjo kërkon një veprim të zgjatur dhune, i cili nuk mund të konsiderohet si i menjëhershëm, ose që kjo dhunë të mos perceptohet nga autori”, pohon ekzaminuesi mjekësor Socrates Tsantiris.

Shpjegimi i vetëm logjik që viktima të mos reagojë është të mos jetë e vetëdijshme. Ekspertët i japin përgjigje edhe pyetjes se përse nuk ka shenja? “Mbytja mund të ndodhë pa ndonjë shenjë të dhunës së fortë në trup”.

Nëse autori i krimit, siç thonë ekspertët, “ka përdorur një leckë dhe jo duart për të shkaktuar humbjen e vetëdijes, ai nuk lë shenja fare”. “Mënyra se si ajo ndërroi jetë, nëse sqarohet plotësisht, mund të tregojë shumë për vrasësin” mbyllet shkrimi i medias greke.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat