Mbi 16 mijë raste të reja me Covid-19 në Angli

Evropë

Mbi 16 mijë raste të reja me Covid-19 në Angli

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 19:54
Ilustrim

Britania ka regjistruar 16, 703 raste të reja me koronavirus.

Sipas autoriteteve shëndetësore këto janë rastet më të larta ditore që prej fillimit të shkurtit.

Ndërsa brenda 28 ditëve u njoftua se 21 persona humbën jetën nga Covid-19. Ndërkohë përhapja e variantit Delta në Mbretërinë e Bashkuar ka rritur shqetësimin  të vendet e BE-së.

Kujtojmë se kancelaria gjermane, Angela Merkel më herët u ka kërkuar vendeve anëtare të BE-së që të vendosin karantinë të detyrueshme për udhëtarët nga Britania e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat