I infektuar për 10 muaj rresht, 42 herë doli pozitiv për Covid-19

Evropë

I infektuar për 10 muaj rresht, 42 herë doli pozitiv për Covid-19

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 23:31
Dave Smith

Ashtu si mijëra njerëz, Dave Smith u infektua me koronavirus në fillim të valës së parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020.

Por, derisa shumica e njerëzve eliminojnë virusin nga trupat e tyre brenda dy javësh , Smith përjetoi një lloj të ndryshëm të problemit.

Simptomat e tij zgjatën më shumë se 290 ditë, ose gati 10 muaj. Gjatë asaj periudhe, Smith, 72 vjeç, nga Bristol, pati 42 teste pozitive dhe u shtrua në spital shtatë herë.

“Sa herë që ndihesha keq, bëhesha vërtet keq isha në prag të vdekjes. Gruaja ime fillonte të organizonte përgatitjet e funeralit, këtë e ka bërë pesë herë”, tha ai.

Në një intervistë në të cilën rrëfeu përvojën e tij tronditëse dhe të rrallë, ai tregoi se kishte marrë kimioterapi për të trajtuar leukeminë në vitin 2019 dhe sapo ishte diagnostifikuar me kancer u infektua edhe me koronavirus në mars të vitit 2020.

“Unë nuk kisha aspak energji dhe humba nuhatjen, e cila ende nuk më është kthyer, por nuk bëra test për COVID-19 deri në prill, kur më çuan në spital sepse kisha një infeksion në gjoks”, tha Smith.

Ai u dërgua në shtëpi pasi mori një varg antibiotikësh, por përsëri ndihej keq dhe i paaftë të dilte nga shtëpia, derisa u shërua në korrik.

Kur doli përsëri pozitiv për COVID-19, supozimi fillestar ishte se ai ishte riinfektuar, por renditja gjenetike e virusit sugjeroi se ishte i njëjti infeksion. Shëndeti i tij u përmirësua, pastaj u përkeqësua në mënyrë të paparashikueshme.

Me pas mjekët vendosën ta provonin terapinë me antitrupa Regeneron. Shëndeti i Smith nuk u përmirësua menjëherë, por ai u ndie më i fortë gjatë javëve në vijim. 45 ditë pas marrjes së ilaçit,

Smith rezultoi negativ për COVID-19.

“Unë kurrë nuk do të jem 100% i shëndetshëm sepse COVID-19 ka shkatërruar mushkëritë e mia, kështu që kam probleme me frymëmarrjen”, tha ai.

Ky ka qenë infeksioni aktiv më i gjatë i COVID-19 i regjistruar deri më tani, raporton Theguardian.com.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat