Tragjike! Djali dhe gruaja i vdiqën nga Covid-19, fermeri i jep fund jetës

Evropë

Tragjike! Djali dhe gruaja i vdiqën nga Covid-19, fermeri i jep fund jetës

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 00:03
Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavala të Greqisë.

Një fermer i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar brenda shtëpisë së tij.

Ai është gjetur i pajetë nga vajza e tij, e cila njoftoi ambulancën, por ishte tepër vonë.

Pak kohë më parë fermeri kishte humbur gruan dhe djalin, pasi ishin infektuar me koronavirus.

Ndërsa ai nuk mundi të përballonte lehtë vdekjen e dy familjarëve të tij dhe në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat