Tornado rrafshon fshatrat në Çeki, raportohet për viktima

Evropë

Tornado rrafshon fshatrat në Çeki, raportohet për viktima

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 08:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Republika Çeke është goditur nga një stuhi me breshëri dhe nga një tornado, që ka  lënë dhjetëra njerëz të plagosur por edhe viktima, informojnë autoritete vendase çeke.

"Vlerësojmë se numri i personave të plagosur është 100 deri 150", tha zëdhënësi çek i shpëtimit Michaela Bothova.

Ekipet shpëtuese kanë thënë se ka viktima, por deri më tani nuk mund të konfirmohet se sa viktima janë shënuar, raporton DW.

Çfarë dimë deri më tani?

Tornadoja dëmtoi disa fshatra, duke përfshirë qytetin Hodonin, i cili shtrihet në kufirin Çeko-Sllovak.

Videot nga media Çeke në Twitter tregojnë ndërtesa të shembura dhe automjete të dëmtuara në Hodonin dhe zonat përreth tij.

Grykat e tornados mund të jenë më të fortat në historinë e Republikës Çeke, pasi shpejtësia e erës  arriti nivele jashtëzakonisht të larta (F3-F4), sipas një meteorologu në televizionin  Çek. 

"Të gjitha njësitë e shpëtimit janë në veprim dhe po lëvizin në rajonin Hodonin ku disa komuna janë goditur nga  tornado," tha Ministri i Brendshëm Çek Jan Hamacek në Twitter. Ai tha se priten  "jetë të humbura" nga katastrofa natyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat