Vozitet një i vdekur gjashtë orë në tramvaj dhe nuk e vëren askush

Evropë

Vozitet një i vdekur gjashtë orë në tramvaj dhe nuk e vëren askush

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një person i vdekur ka qëndruar për gjashtë orë ulur, të hënën në linjën 2 të tramvajit në Cyrih 2. 64-vjeçari ka pësuar arrest kardiak (infarkt) dhe askush nuk ka vënë re asgjë.

Sipas djalit të të ndjerit, babai i tij ka vdekur të hënën në mëngjes gjatë rrugës për në punë. Djali ka deklaruar për gazetën “20 Minuten” se babai i tij ka hipur në tramvaj në stacionin Micafil në Cyrih-Altstetten pas orës gjashtë të mëngjesit.

Ai duhet të zbriste në stacionin në Paradeplatz – por para se të shkonte atje, 64-vjeçari kishte vdekur. “Babai im pësoi një arrest kardiak në tramvaj” ka thënë i biri.

“Veçanërisht tragjike: As shoferi i tramvajit dhe as udhëtarët e tjerë nuk vunë re asgjë. Babai im, i pajetë, është vozitur në tramvaj për orë të tëra”.

Regjistrimet me video tregojnë se ai ishte rrëzuar në karrige pas hipjes në stacionin Lochergut në mëngjes dhe kishte qëndruar “ulur, pa lëvizur”.

Vetëm në mesditë një pasagjer ka informuar shoferin e tramvajit se diçka nuk ishte në rregull, përcjell albinfo.ch. Për shërbimin e ndihmës së shpejtë, tashmë të alarmuar, ishte tepër vonë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat