Pratasevich dhe partnerja e tij zhvendosen në arrest shtëpiak

Evropë

Pratasevich dhe partnerja e tij zhvendosen në arrest shtëpiak

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 09:58
Raman Pratasevich, dhe partneres së tij, Sofia Sapega

Prindërit e gazetarit të burgosur bjellorus, Raman Pratasevich, dhe partneres së tij, Sofia Sapega, konfirmuan se të dy ata janë transferuar në arrest shtëpiak.

Dzmitry Pratasevich i tha BBC-së se nuk e di se përse autoritetet e bënë këtë veprim.

“Avokati nuk thotë asgjë, autoritetet nuk thonë asgjë”, tha babai i gazetarit.

Njerku i Sapegas gjithashtu konfirmoi se ajo është zhvendosur në arrest shtëpiak dhe se jeton vetëm në një apartament të vogël në Minsk.

Më 23 maj, autoritetet bjelloruse kanë detyruar një avion të kompanisë Ryanair të aterojë në Minsk.

Pratasevich dhe partnerja e tij, që ndodheshin në bordin e avionit, pastaj janë arrestuar.

Pratasevich është akuzuar për mbështetje të protestave kundër regjimit bjellorus, ndërsa Sapega për nxitje të trazirave.

Vendet perëndimore e kanë akuzuar Bjellorusinë për rrëmbimin e avionit, i cili ka qenë duke fluturuar nga Athina për në Vilnius, kur është detyruar të devijojë drejtimin.

Bashkimi Evropian i ka vendosur sanksione Bjellorusisë, për shkak të incidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat