Nëna godet 15 herë me thikë të bijën

Evropë

Nëna godet 15 herë me thikë të bijën

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Një nënë që i dha fund jetës të së bijës ‘me duart e saj’ është dërguar në një qendër të shëndetit mendor, në Londër.

36-vjeçarja, Sutha Sivanantham vrau vajzën pesë vjeçare, duke e goditur atë me thikë 15 herë, e më pas tentoi ti japë fund jetës, duke goditur veten me thikë në stomak.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e saj në Londër, ku ajo sulmoi me thikë të bijën, Sayagi, në dhomën e gjumit, ndërsa dy plagë fatale në zemër i morën jetën vogëlushes.

Gruaja ishte ankuar për një sëmundje misterioze për gati një vit, ndërsa burri i saj tha se frika ndaj virusit dhe kufizimet e shtynë atë të kryejë këtë akt makabër.

Punonjësi i Sainsbury Suganthan ishte në punë në kohën kur mori telefonatën se gruaja e tij kishte vrarë vajzën e tyre.

“Unë besoj se kufizimet e pandemisë mund të kenë pasur një efekt negativ tek ajo” tha bashkëshorti i saj, duke shtuar: Ajo i mori seriozisht kufizimet, kishte frikë se mund të infektohej nga Covid-19”.

Në vjeshtën e vitit 2019 ajo nisi të ankohej për dhimbje misterioze ndërsa verën e vitit pasues ajo ankohej për marrje mendsh dhe humbje në peshë.

Testet e kryera në spital zbuluan se Sutha e kishte kaluar Covid-19.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat