Itali/ Varianti Delta përbën 22.7% të rasteve të Covid-19

Evropë

Itali/ Varianti Delta përbën 22.7% të rasteve të Covid-19

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 10:13
Ilustrim

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Italian, varianti Delta përbën  22.7% të rasteve të koronavirusit. Ky mutacion  është përhapur në dy të tretat e rajoneve të vendit.

“Varianti  Delta do të vazhdojë të përhapet  dhe ne duhet ta monitorojmë nga afër,” tha Silvio Bruzafero, president i Institutit të Shëndetit Italian.  “Është thelbësore të monitorojmë dhe kontaktet në mënyrë që të përfundojmë fushatën e vaksinimit sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi ai.

Në njëzet e katër orët e fundit, në Itali janë regjistruar 794 raste me  Covid-19 dhe 28 persona kanë humbur jetën.

Në një total prej 199,238 testesh diagnostikuese, 0.4% ishin pozitive. Deri më tani, 31.6% e popullsisë së vendit janë vaksinuar me dy doza të koronavirusit dhe 56.8% me një dozë të vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat