Rusi, 737 viktima nga Covid-19

Evropë

Rusi, 737 viktima nga Covid-19

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 18:32
Ilustrim

Rusia ka raportuar një numër të lartë të viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas autoriteteve 737 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë vendi po përballet me një rritje dramatike të rasteve të reja, të cilët gjatë muajit të fundit janë dyfishuar.

Vetëm 24 orët e fundit u raportuan 23, 387 të prekur, ndonëse dyshohet se numri zyrtar i infektimeve është më i lartë, dhe për këtë autoritetet ruse janë përballur me akuza për mungesë transparence të statistikave.

Ndërkohë Kremlini ka deklaruar se nuk do të mbështesë idenë e mbylljes së kufijve midis rajoneve të Rusisë, ndonëse në disa prej tyre kanë marrë masa të shpejta dhe të ashpra për t’i bërë ballë pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat