Pamjet e tmerrshme kur kamioni merr përpara 7-vjeçaren, flet babai i saj

Evropë

Pamjet e tmerrshme kur kamioni merr përpara 7-vjeçaren, flet babai i saj

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 00:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat greke kanë publikuar mbrëmjen e sotme pamjet nga momenti kur u aksidentua për vdekje vajza 7-vjeçare dhe mbeti e plagosur kushërira e saj 12-vjeçare.

Kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar momentin kur dy vajzat të shoqëruara nga një grua po kalonin në vijat e bardha.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:45 dhe ndërsa vajzat të shoqëruara nga halla kalonin rrugën, një kamion është nisur me shpejtësi duke marrë përpara shtatëvjeçaren dhe duke plagosur kushërirën e saj.

Babai i vajzës ka folur me lot në sy për mediat duke thënë se së fundmi ka humbur vëllanë dhe vjehrrën, por kjo është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë dikujt.

I pyetur për shoferin e kamionit, i cili u arrestua, i ati i vajzës u shpreh: “Nuk di ç’të them.

Të paktën mos ta bëjë përsëri, por kjo do të ndodhë sërish. Ata janë të rrezikshëm, nuk kanë arsim, nuk e kam imagjinuar kurrë se do ta përjetoja këtë gjë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat