Paraqitja e parë e Papa Françeskut nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjike

Evropë

Paraqitja e parë e Papa Françeskut nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjike

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 13:08
Papa Françesku paraqitet nga ballkoni i spitalit/AP

Papa Françesku ka bërë të dielën paraqitjen e parë para publikut, që kur është hospitalizuar për një ndërhyrje kirurgjike.

Françesku 84-vjeçar është shfaqur në ballkonin e spitalit, në gjendje të mirë shëndetësore, ka bërë të ditur Vatikani. Ai ishte hospitalizuar për të hequr një pjesë nga zorra e trashë, ndërhyrje kjo e cila tashmë është kryer.

Ndërkohë, në paraqitjen e tij nga ballkoni të dielën, zëri i tij dukej i dobët. Papa i është drejtuar masës që po qëndronin jashtë spitalit. Kjo ishte ora kur Papa tradicionalisht shfaqet nga një dritare në Vatikan.

Papa Francesku tha me këtë rast se po e ndjente në masë të madhe afërsinë dhe mbështetjen e atyre që po luteshin për të.

“Faleminderit nga zemra”, u shpreh Papa Françesku duke thënë se hospitalizimi ishte një mundësi e mirë për të kuptuar rëndësinë e sistemit të mirë shëndetësor në Itali.

Ai ka vlerësuar dhe ka inkurajuar të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe personelin nëpër spitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat