Rritet numri i viktimave në Gjermani e Belgjikë, dalin pamje të reja nga përmbytjet shkatërruese

Evropë

Rritet numri i viktimave në Gjermani e Belgjikë, dalin pamje të reja nga përmbytjet shkatërruese

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 08:07
Gjermani

(E plotësuar 20:50) - Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në Gjermaninë perëndimore dhe Belgjikë u rrit në të paktën 168 të shtunën pas shpërthimit të lumenjve dhe përmbytjeve të furishme këtë javë që shembën shtëpi dhe shkatërruan rrugë dhe linja elektrike.

Rreth 141 njerëz vdiqën nga përmbytjet që janë katastrofa më e rëndë natyrore në Gjermani për më shumë se gjysmë shekulli. Sipas policisë, 98 nga viktimat janë në rajonin Ahrweiler në jug të Këlnit.

Qindra vetë ishin të zhdukur, pasi disa zona u bënë të paarritshme për shkak të niveleve të larta të ujit, ndërsa nuk ishte vendosur ende komunikimi me disa pjesë të vendit.

Image
Nga operacionet e kërkimit në Erftsatdt-Blessem, Gjermani (17 korrik 2021)

Banorët dhe pronarët e bizneseve po përpiqeshin të pastronin në qytetet e dëmtuara rëndë.

"Gjithçka është shkatërruar plotësisht. Nuk njihet më vendi", tha duke mbajtur lotët Michael Lang, pronari i një dyqani verërash në qytetin Bad Neuenahr-Ahrweiler, në Ahrweiler.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier vizitoi Erftstadtin në shtetin e Nordrhein-Westfalen, ku katastrofa vrau të paktën 43 njerëz.

Image
Presidenti Steinmeier dhe kreu i CDU-së Armin Laschet flasin me vullnetarët e kërkim-shpëtimit

"Ne vajtojmë me ata që kanë humbur miq, të njohur, familjarë", tha ai. "Fati i tyre na ka plagosur zemrat".

Rreth 700 banorë u evakuuan të premten vonë pasi një digë u thye në qytetin Wassenberg pranë Këlnit, thanë autoritetet.

Por Kryetari i Bashkisë në Wassenberg, Marcel Maurer tha se nivelet e ujit ishin stabilizuar që nga nata e djeshme.

Image
Në Erfstadt, Gjermani

"Është shumë herët për të thënë se ka kaluar, por kemi optimizëm të matur", tha ai.

Diga Steinbachtal në Gjermaninë perëndimore, megjithatë, mbetet në rrezik prishjeje, thanë autoritetet pasi rreth 4'500 njerëz u evakuuan nga shtëpitë përgjatë rrjedhës së poshtme.

Presidenti Steinmeier tha se do të duheshin javë para se të mund të vlerësohet dëmi i plotë, për të cilin pritet të nevojiten disa miliarda euro në fonde rindërtimi.

Armin Laschet, Kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen dhe kandidati i partisë në pushtet CDU në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit, tha se ai do të bisedonte me Ministrin e Financave, Olaf Scholz në ditët në vijim për mbështetjen financiare.

Kancelarja Angela Merkel pritej të udhëtonte të dielën për në Rhineland Palatinate, shteti ku ndodhet fshati i shkatërruar Schuld.

Në Belgjikë, numri i të vdekurve u rrit në 27, sipas qendrës kombëtare të krizës, e cila po koordinon operacionin e atjeshëm të shpëtimit.

Image
Në Liege të Belgjikës

Qendra shtoi se 103 njerëz ishin "të zhdukur ose të paarritshëm". Mendohet se disa mund të mos kontaktohen dot pasi nuk mund të rimbushnin me energji celularët ose gjendeshin në spitale pa dokumenta identiteti, tha qendra.

Ushtria gjermane përdori automjete të blinduara të shtunën për të zhvendosur makinat dhe kamionët e përmbytur nga ujërat.

Shumë zona vazhdonin ende pa energji elektrike dhe shërbim telefonik.

Image

Rreth 700 persona u evakuuan nga një pjesë e qytetit gjerman Wassenberg, në kufirin me Hollandën, pas prishjes së një prite në lumin Rur.

Linjat e trenave dhe rrugët mbetën të bllokuara në shumë zona të Belgjikës lindore. Shërbimi hekurudhor kombëtar tha funksionimi normal do të fillonte të hënën.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri belg Alexander De Croo po vizitonin qytete të dëmtuara nga përmbytja të shtunën, sipas televizionit shtetëror belg RTBF.

Përveç Gjermanisë dhe Belgjikës që janë vendet e goditura më rëndë, edhe pjesë jugore të Hollandës janë prekur nga përmbytje të mëdha.

***

Ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar në pjesët më të prekura nga vërshimet në Gjermani dhe Belgjikë, pasi moti i lig shkaktoi 157 viktima në këto dy shtete.

Së paku 133 persona kanë vdekur në pjesën perëndimore të Gjermanisë, në njërën prej fatkeqësive më të rënda natyrore që e ka goditur ekonominë më të fuqishme evropiane në më shumë se gjysmë shekulli.

Rreth 700 banorë u evakuuan të premten në mbrëmje, pasi një digë u shemb në një qytezë afër Këlnit, shkruan Reuters.

“Niveli i ujit është duke u stabilizuar nga mbrëmja e kaluar, mund të thuhet se situata është e qëndrueshme”, tha kryetari i një qyteze afër Këlnit.

Ndërkohë në Belgjikë, qendra kombëtare e krizave njoftoi se numri i viktimave ka shkuar në 24.

***

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Gjermani është rritur në 135, ndërsa 618 persona janë të plagosur. Ndërkaq nuk dihet akoma për fatin e qindra të tjerëve të cilët raportohen si të zhdukur.

Kjo përmbytje njihet si përmbytja e shekullit dhe dy vendet më të prekura janë Nordrhein-Westfalen dhe Rheinland-Pfalz.

Sipas medias gjermane Tageschau ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën në përpjekje për të shpëtuar e evakuuar sa më shumë njerëz, por puna po u vështirësohet në mungesë të energjisë elektrike e prishjes së digave.

Situata e motit mbetet e tensionuar në zonat e Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia dhe dëmet e stuhisë dhe breshërit mbeten akoma të paqarta.

Edhe pas më shumë se dy ditë nga aksidenti, qindra njerëz janë ende të zhdukur.

***

Ka shkuar në 133 numri i viktimave nga ajo që konsiderohet përmbytja e shekullit në Gjermani. Sipas policisë 43 njerëz vdiqën në Nordrhein-Westfalen dhe 90 në Rheinland-Pfalz.

Situata në Erftstadt-Blessem pranë Këlnit u përkeqësua në mënyrë dramatike të premten. Rritet frika për viktima të tjera. Administratori i Qarkut Frank Rock (CDU) tha se rryma erdhi shumë shpejt.

Në rrethin e Heinsberg, një digë në Rur është thyer. Sipas informacionit nga qeveria e rrethit të Këlnit, punëtorët e shpëtimit kanë filluar të evakuojnë rrethin e Ophoven në Wasserberg.

Image


Nga mesazhet përmes “Twitter”, mësohet se rreth 700 banorë janë prekur. Shkalla e dëmit të shkaktuar nga prishja e digës nuk dihet ende.

Policia ka raportuar gjithsej 618 lëndime. Mbi 100,000 njerëz janë pa energji elektrike. Raportet tregojnë se 362 njerëz janë plagosur në rrethin Ahrweiler.

Image

 

Ndërkohë është ngritur dhe fondi i ndihmës për të ndihmuar viktimat e katastrofave natyrore. Donacionet e mbledhura përdoren ekskluzivisht për të mbuluar dëmet që nuk janë të siguruara. Një komitet menaxhues do të vlerësojë kërkesat. Shumë rrugë të bllokuara ose të mbyllura për shkak të përmbytjeve të vazhdueshme. Autoritetet rekomandojnë që të mos udhëtojnë në afërsi të përmbytjeve për të shmangur rrezikun.

Rrugët janë të mbyllura për qarkullim në mënyrë që të shmanget çdo aksident. Disa pjesë janë shkatërruar plotësisht nga shiu ose nga rrëshqitjet e tokës, e cila është arsyeja pse është rreptësisht e ndaluar të sfidoni ndalimet e vendosura në vend.

Image

 

Disa rrugë janë rihapur për trafik, veçanërisht në veri të Luksemburgut. Disa do të qëndrojnë të mbyllura të paktën për fundjavën:
N10 Echternach – Moersdorf
CR364 Vugelsmillen – Berdorf

N10 Vianden – Biwels
CR319 Wiltz – Winseler
N10 Reisdorf – Wallendorf / Pont
N10 Grundhof – Reisdorf
N19 Diekirch – Reisdorf
CR357 Bettendorf – Eppeldorf
PC3 (le long de la N10) mbyllur në disa vende midis Shengenit dhe Bech.
CR118 Mersch – Angelsberg – Larochette

Image

 

‘Si një zonë lufte’
E vetëdijshme se po vinte një stuhi, Cornelia Schloesser instaloi shpejt një pompë uji në bodrumin e furrës së saj.
Por “brenda pak minutash, një valë ishte në shtëpi” dhe ajo humbi biznesin që familja e saj kishte mbajtur për një shekull në Schuld, një fshat në Gjermaninë perëndimore të goditur nga përmbytja që tani duket si një fushë beteje.
“Furra është thjesht gërmadhë tani”, tha ajo ndërsa shqyrtoi shkallën e dëmit nga përrenjtë e ujit të lëshuar në një stuhi të dhunshme gjatë natës të mërkurën.
Pjesa e përparme e furrës së saj, ku vetëm dy ditë më parë ajo po shiste bukë, është kthyer në rrënoja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat