Rritet bilanci i viktimave në Gjermani dhe Belgjikë, përmbytjet bëjnë kërdi edhe në disa shtete - pajmet shokuese

Evropë

Rritet bilanci i viktimave në Gjermani dhe Belgjikë, përmbytjet bëjnë kërdi edhe në disa shtete - pajmet shokuese

Nga: A.Zh Më: 18 korrik 2021 Në ora: 08:05
Shpëtuesit largojnë makinat e zhytura nga rruga e përmbytur

Ka shkuar në 180 numri i viktimave në rajonet e Gjermanisë dhe Belgjikës, nga përmbysjet katastrofike.

BBC raporton se shumë persona janë të zhdukur dhe që numri i viktimave mund të rritet edhe më tej, përcjell Bota sot.

Ndërkohë, banorët në rajonet e Gjermanisë dhe Belgjikës të prekur më keq nga përmbytjet e fundit kanë filluar detyrën e madhe të pastrimit të lagjeve të tyre, derisa ujërat fillojnë të tërhiqen.

Image
Pamje nga pastrimi i lagjeve në Gjermani

Shkalla e dëmit po bëhet e qartë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë viktima.

Përmbytjet vazhduan të bënin kërdi në pjesë të Evropës edhe të shtunën.

Ekipet e emergjencës shpëtuan njerëzit nga shtëpitë në rajonin austriak të Salzburgut, ku ujërat e përmbytjes vërshuan rrugët e një qyteti.

Ndërkohë në Gjermani, shqetësimi u zhvendos në jug në rajonin e Bavarisë së Epërme, ku shirat e mëdha vërshuan bodrumet dhe rrugët.

Image
Përmbytjet në Austri

Në Gjermaninë Perëndimore autoritetet thanë që diga Steinbachtal mbeti në rrezik prishje pasi banorët u evakuuan nga shtëpitë në rrjedhën e poshtme.

Udhëheqësit evropianë kanë fajësuar ndryshimin e klimës për përmbytjet, të cilat kanë prekur gjithashtu Zvicrën, Luksemburgun dhe Holandën.

Ekspertët thonë se ngrohja globale i bën reshjet e rrëmbyeshme më të mundshme. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale./Botasot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat