Mbi 100 mijë francezë protestojnë kundër vaksinave anti-Covid

Evropë

Mbi 100 mijë francezë protestojnë kundër vaksinave anti-Covid

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 08:26
Ilustrim

Mbi 100 mijë francezë kanë protestuar në fundjavë  kundër masave të fundit të qeverisë, për të nxitur njerëzit të vaksinohen dhe të frenojnë infeksionet në rritje nga varianti Delta i koronavirusit.

Në  pjesë të ndryshme të qytetit në Paris, u zhvilluan protesta nga e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme.

Sipas medieve të huaja, demonstrata u mbajtën gjithashtu në Strasburg , Lille dhe në  Montpellier. Protestat kanë qenë të qeta dhe paqësore.

"Kurrë nuk do të vaksinohem. Njerëzit duhet të zgjohen", tha Bruno Auquier, një protestues, i cili vë në dyshim sigurinë e vaksinës.

Macron njoftoi të hënën, se punonjësve të shëndetësisë dhe atyre që kujdesen për të moshuarit do t’u kërkohet të vaksinohen. Përndryshe ata kërcënohen me largim nga puna. Konmtrollet të tilla do të aplikohen nga data 15 shtator.

Ndërkohë, qeveria franceze njoftoi kontrollet e shtrënguara të kufirit që nga e diela dhe tha se kjo do të lejojë hyrjen e udhëtarëve nga kudo në botë që janë vaksinuar plotësisht.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat