Pas festimeve si Kampione Evrope, dyfishohen rastet me Covid

Evropë

Pas festimeve si Kampione Evrope, dyfishohen rastet me Covid

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 18:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbi 2000 raste të tjera të Koronavirus në pak më shumë se një javë janë regjistruar në Romë.

Kurba e infektimit nga 2078 raste pozitive që ishte me 11 korrik ka arritur në 4140 raste këtë të martë, 20 korrik. Gjithçka brenda harkut kohor të 9 ditëve.

Është efekti i festimeve për shpalljen kampionë të Europës ose siç e përcaktoi këshilltari Rajonal për Shëndetin në rajonin e Lazios, Alessio D’Amato “Efekti Gravina”.

“Ne po paguajmë për të ashtuquajturin “efekti Gravina”por pa komplikime në spitale. Rastet janë ende të destinuara të rriten për shkak të efektit të rënies së tensionit gjatë festimeve për Europianin, i cili do të zgjasë edhe disa ditë – tha ai.

“Të infektuarit janë kryesisht të rinj ende të pavaksinuar dhe kjo do të thotë, edhe një herë, sa e rëndësishme është të vaksinohen dhe të arrihet imuniteti i tufës. Situata është nën kontroll dhe në Lazio rastet pozitive aktualisht janë gjysma e rajoneve të tjera të mëdha, kështu që mos alarmoni dhe vaksinohuni. Edhe një herë, barra dhe efektet e rënies së tensionit bien mbi supet e SRG-së dhe operatorëve të saj” shtoi D’Amato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat