Njerëzit e pavaksinuar në këtë shtet do t`i kenë të ndaluara disa shërbime

Evropë

Njerëzit e pavaksinuar në këtë shtet do t`i kenë të ndaluara disa shërbime

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Qeveria italiane pritet të vendosë kufizime për njerëzit e pavaksinuar për të parandaluar një valë tjetër të infeksioneve me Covid-19.

Pak a shumë si masat e marra në Francë, personave që nuk janë vaksinuar plotësisht mund t’u ndalohet shërbimi brenda në restorante dhe bare ose të hyjnë në stadiume, muze, teatro, kinema, pishina dhe palestra.

Qeveria shpreson që detyrimi për të paraqitur gjithashtu një "leje të gjelbër" kur udhëton brenda vendit me tren ose aeroplan do të stimulojë më shumë njerëz për t'u vaksinuar.

Dekreti pritet të miratohet këtë javë dhe mund të hyjë në fuqi nga data 26 korrik.

Vdekjet dhe shtrimet në spital për shkak të Covid-19 kanë rënë ndjeshëm që kur Italia përshpejtoi programin e vaksinimit. Por infeksionet, kryesisht si pasojë e variantit Delta, janë rritur gjatë javës së kaluar.

Në Francë, detyrimi i paraqitjes së dokumentit të vaksinimit në këmbim të shërbimeve në vendet publike, çoi në shtim të rezervimeve të vaksinimit. Megjithatë, mijëra njerëz protestuan kundër kësaj mase të dielën.

Burimi: The Guardian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat