Zbehen shpresat për të mbijetuarit e vërshimeve në Gjermani

Evropë

Zbehen shpresat për të mbijetuarit e vërshimeve në Gjermani

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 16:21
Gjermani

Ekipet e kërkim-shpëtimit nuk kanë gjasa të gjejnë më të mbijetuar midis rrënojave të fshatrave të shkatërruara nga përmbytjet në Gjermaninë perëndimore.

Rreth 200 persona humbën jetën nga përmbytjet, më të mëdhat ndër gjashtë dekadat e fundit. Ndërkaq mijëra të tjerë vijojnë të mbetën të zhdukur. Autoritetet janë shprehur se çdo viktimë e mëtejshme që do të gjendet tani ka të ngjarë të ketë vdekur.

Qeveria federale pritet të njoftojë planet për të siguruar 200 milion euro ndihmë emergjente. Kjo shumë do të jepen për  16 shtetet federale të Gjermanisë për të riparuar ndërtesat dhe infrastrukturën e dëmtuar dhe për të ndihmuar njerëzit në situata krize.

Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier ka deklaruar se ndihma do të përfshinte fonde për të ndihmuar bizneset të tilla si restorante ose bare, parukeri etj , për të kompensuar të ardhurat e humbura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat