Vazhdon rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Francë, shkak varianti Delta dhe të pavaksinuarit

Evropë

Vazhdon rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Francë, shkak varianti Delta dhe të pavaksinuarit

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 06:01
Foto ilustrim

Varianti Delta i coronavirusit është tani më dominanti që qarkullon në Francë, tha të mërkurën kryeministri, Jean Castex, duke shtuar se 96 për qind e rasteve të raportuara një ditë më parë ishin midis të pavaksinuarve.

“Varianti delta është dominant, është më ngjitës”, tha Castex për variantin e zbuluar për herë të parë në Indi.

Kryeministri francez tha se vendi ishte përmbytur me një “valë të katërt” të infeksioneve dhe 18,000 raste të reja u raportuan vetëm dje, raporton france24.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran u tha ligjvënësve se numri i përgjithshëm i rasteve ishte rritur me rreth 150 për qind gjatë javës së kaluar si rezultat i përhapjes së shpejtë të variantit Delta, duke përshkruar një rritje të paparë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat