Përmbytje edhe në Rumani, 2 të vdekur

Evropë

Përmbytje edhe në Rumani, 2 të vdekur

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 06:10
Foto ilustrim

Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në disa zona të Rumanisë. Sipas informacionit të fundit, dy persona kanë mbetur të vdekur.

Shërbimi i Situatave të Urgjencës (IGSU) njoftoi sot se shërbimet e zjarrfikësve dhe shpëtimit po përpiqen të evakuojnë dhjetëra turistë të cilët janë bllokuar nga uji.

“Ne kemi hequr ujin nga 19 shtëpi, 56 oborre dhe 70 bodrume. Kolegët tanë gjithashtu hoqën 13 pemë që ranë në rrugë dhe dëmtuan tre makina”, njoftoi IGSU. Sipas të njëjtit burim, 20 persona të akomoduar në hostele në Ardesh ishin të izoluar për shkak të përmbytjeve.

“Në kampin Zanoaga në rrethin Dambovita, për shkak të përmbytjeve gjatë natës, 25 njerëz u bllokuan në makina ose rimorkio. Uji u tërhoq dhe njerëzit u lejuan të largoheshin nga vendet. Zjarrfikësit gjithashtu ndërhynë në Busteni, ku tetë persona u evakuuan” shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat