Kapen 350 kg kokainë në Portin e Pireut, droga erdhi nga Amerika Latine

Evropë

Kapen 350 kg kokainë në Portin e Pireut, droga erdhi nga Amerika Latine

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 14:30
Ilustrim

Një sasi e madhe kokaine është kapur ditën e sotme në portin grek të Pireut, në Athinë.

Operacioni u krye nga policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, që sinjalizoi për ngarkesën e madhe të drogës.

Mbi 100 konteinerë të ardhur nga Amerika Latine u kontrolluan deri sa policia arriti të gjejë plot 350 kilogram kokainë të fshehur brenda thasëve të mbushura me kafe.

Porti i Pireut është një nga rrugët kryesore detare të kokainës që mbërrin në Europë. Shpesh ky itinerar është përdorur edhe nga trafikantët shqiptarë, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë për përfshirjen e tyre.

Hetimet vijojnë paralelisht për zbulimin e personave të implikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat