BE “kërcënon” Britaninë: Mos e prek Protokollin e Irlandës

Evropë

BE “kërcënon” Britaninë: Mos e prek Protokollin e Irlandës

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Britania e Madhe synon që të rinegociojë kushtet e shkëputjes me Bashkimin Europian, që kanë të bëjnë me Protokollin e Irlandës dhe Irlandës së Veriut, ku sipas marrëveshjes së nënshkruar me Brukselin në kufirin mes dy vendeve lejohet lëvizja e lirë.

Londra synon që ta kufizojë lirshmërinë e lëvizjes në këtë zonë, duke shkaktuar menjëherë reagimine Dublinit dhe më pas edhe të Brukselit.

“Kërkojmë zbatimin e plotë dhe pa asnjë mëdyshje të Protokollit për Irlandën dhe Irlandën e Veriut. Mirëpresim deklaratën e zv.Komisionerit Marosh Sefcoviç se BE nuk do të pranojë që të rinegociojë kushtet e protokollit”, thuhet në një deklaratë të Parlamentit Europian.

Sipas PE, protokolli reflekton një çështje delikate dhe të ndjeshme politike për të cilën më herët është rënë dakord gjatë negociatave të shkëputjes.

“Është e vetmja zgjidhje për të adresuar situatën unike dhe sfidat në ishullin e Irlandës, të shkaktuara nga Brexit dhe zgjedhje e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE. Në vend që të vendosë në pikëpyetje këtë protokoll, i kërkojmë Britanisë së Madhe që të tregohet fleksibël e pragmatike, ashtu siç ka vepruar BE deri më tani”, thuhet në deklaratën e PE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat