9 muaj e kyçur në shtëpi për shkak të Covid, 62-vjeçares i ndodh fatkeqësia e papritur sapo del për herë të parë

Evropë

9 muaj e kyçur në shtëpi për shkak të Covid, 62-vjeçares i ndodh fatkeqësia e papritur sapo del për herë të parë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prej 9 muajsh nuk dilte nga shtëpia që të mbrohej prej Covid-19, kaq frikë e kishte sëmundjen.

Por Sarah Lewis nuk i shpëtoi dot asaj që duket ishte e shkruar për të.

Gruaja nga Dorset i Anglisë sapo doli për herë të parë në rrugë pas një kohe kaq të gjatë, u hutua duke vendosur maskën dhe nuk e pa kamionin që po vinte. Mjeti e goditi duke e lënë të vdekur në vend.

62-vjeçarja kishte probleme shëndetësore, ndaj po i ruhej shumë Sars Cov 2-shit. Ajo kishte dalë në rrugë duke pritur një taksi dhe në momentet që po merrej me maskën, edhe shoferi i kamionit nga ana tjetër po rregullonte pasqyrat. Ai thotë se e gjithë kjo, qe vetëm një çast. Në fillim i ishte dukur rruga bosh dhe nuk e kishte parë gruan që priste në këmbë.

Rezultati i hetimit tregoi se Lewis nuk e ka pasur mendjen dhe ishte krejtësisht e pavetëdijshme për praninë e kamionit, ndërsa gjithçka duket se ka qenë thjesht një aksident fatkeq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat