Rusia demonstron forcën në ajër, shfaqen për herë të parë avionët e rinj “Sukhoi”

Evropë

Rusia demonstron forcën në ajër, shfaqen për herë të parë avionët e rinj “Sukhoi”

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:37
Avionët e rinj “Sukhoi”

Avionët e rinj luftarak rusë të gjeneratës së pestë “Sukhoi” kanë bërë demonstrimin e parë në publik në aeroportin e Moskës në një shfaqje në ajër.

Ishte vetë Presidenti Vladimir Putin që inspektoi para kësaj shfaqjeje bazën e prodhimit të këtyre avionëve që reklamohen nga Kremlini si rivalë të avioneve luftarakë amerikanë F-35. Rusia ka zhvilluar disa armë që anashkalojnë sistemet ekzistuese të mbrojtjes, përfshirë raketat ndërkontinentale “Sarmat” dhe raketat “Burevestnik”.

Rusia ka në plan të prodhojë rreth 300 avionë të tillë në seri për 15 vitet e ardhshme. Agjencia Shtetërore e Hapësirës Ajrore dhe e Mbrojtjes së Rusisë, tha se ky aeroplan eshte i vështirë për t’u zbuluar nga radarët dhe ka kosto të ulët operimi.

Image

Shefi i kesaj agjencie, Sergei Chemezov, tha se vetëm prodhimi i një avioni të tillë luftarak do të kushtojë nga 25 deri në 30 milionë dollarë. Moska pret kërkesa për blerje të këtyre avionëve nga shtetet e Lindjes së Mesme, Azisë, Paqësorit dhe Amerikës Latine. Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Vietnami dhe India janë shtetet e para që kanë shfaqur interes në blerjen e këtyre avionëve me një motor të vetëm.

Nën udhëheqjen e Presidentit Putin Rusia ka investuar shumë në aeroplanë ushtarakë dhe armatime të reja, si për forcat e veta të armatosura, ashtu edhe për të rritur të ardhurat nga eksporti nga shitja e armëve. Shumë nga armët e reja janë ende të bazuara në teknologjinë e epokës sovjetike nga Lufta e Ftohtë.

Krahas avionëve ushtarakë, demonstruan akrobaci në ajër edhe avionët stërvitorë të pilotuar nga amatorë të sporteve ekstreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat