Kurz: Ja sa vjet do të mbetet i pranishëm virusi

Evropë

Kurz: Ja sa vjet do të mbetet i pranishëm virusi

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:01
Sebastian Kurz

Kancelari austriak Sebastian Kurz vlerësoi se virusi korona do të mbetet mes nesh, dhe jo vetëm për një vit. “Ky virus do të mbetet. Ai do të jetë mes nesh për një vit, për tre apo edhe pesë vjet “, deklaroi Kurz për” Servus TV “.

Ai theksoi se “rregullat 3G” për gëzimin e lirive do të vazhdojnë të zbatohen në të gjithë Austrinë, dhe ato janë ose një certifikatë vaksinimi, një certifikatë e Kovid19 ose një test negativ.

“Lokalisht, nëse është e nevojshme, është e mundur të japësh një kontribut shtesë duke futur detyrimin për të mbajtur maska”, shpjegoi ai.

Kurz vlerësoi se rregulli 3G është një masë efektive, e cila parandalon shpërthimin e numrit të njerëzve të infektuar.

“Rregulli 3G na ndihmon dhe unë besoj se nuk është një kufizim aq i madh i lirisë së qytetarëve sa kur zona të caktuara janë mbyllur plotësisht”, tha Kurz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat