Shifra të larta në Greqi, mbi 2400 të infektuar me COVID-19

Evropë

Shifra të larta në Greqi, mbi 2400 të infektuar me COVID-19

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2472 raste me COVID-19 dhe 8 viktima.

Pjesa kryesore e rasteve me COVID-19 janë zbuluar në Atikë, 985 dhe 245 në Selanik. Në total nga shpërthimi i pandemisë numri i viktimave nga sëmundja ka arritur në 12890.

E ndërsa situata është alarmante nga infektimet, e ndikuar nga varianti “Delta”, aktualisht në spitale gjendja paraqitet e qetë, pasi janë vetëm 133 pacientë të shtruar.

Ekspertët grekë kanë paralajmëruar që gushti do të jetë muaji që do të shënojë rritje të frikshme nga infektimet që mund të thyejë edhe rekordin, që u regjistrua në 30 mars të këtij viti, 4340 raste brenda një dite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat