Përkeqësohet situata nga zjarret në Greqi, flakët kërcënojnë banesat, evakuohen disa zona

Evropë

Përkeqësohet situata nga zjarret në Greqi, flakët kërcënojnë banesat, evakuohen disa zona

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Është përkeqësuar situata nga zjarret që kanë përfshirë Greqinë ditët e fundit.

Një zjarr i madh shpërtheu pak pas orës 5 të pasdites në Ano Almyri, Korint, në një zonë pyjore. Menjëherë është bërë evakuimi i banorëve  pasi flakët po mbërrijnë afër qendrave të banuara.

Ndërkohë 34 zjarrfikës po operojnë në vend me 13 automjete, 2 helikopterë dhe 4 aeroplanë.

Zjarre active raportohen në Epidaurus, Halkidiki, Taxiarichis, Evi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat