30.000 njerëz në “Paradën e Krenarisë” në Hungari kthehen në protestë kundër Orbanit

Evropë

30.000 njerëz në “Paradën e Krenarisë” në Hungari kthehen në protestë kundër Orbanit

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 19:54
Hungari

Rreth 30.000 njerëz janë bashkuar në festimet e përvjetshme të “Paradës së Krenarisë” në Budapest të shtunën, kanë thënë organizatorët, me të pranishmit që marshuan me veshje shumëngjyrëshe nëpër kryeqytetin hungarez në mbështetje të përfshirjes së tyre në komunitet dhe lirisë.

Por këtë vit, “Parada e Krenarisë” atje është gjithashtu një protestë, ndërsa njerëzit e LGBTQ dhe aleatët e tyre protestojnë kundër politikës gjithnjë e më armiqësore të vendit ndaj komuniteteve të tyre - të shënuara nga një ligj i ri, homofobik, i miratuar së fundmi nga qeveria e Hungarisë.

Andras Szolnoki, një antropolog nga qyteti lindor i Debrecenit, ka thënë se ai u bashkua me marshimin duke qortuar "regjimin e Orbanit dhe për të drejtat e njerëzve LGBTQI të cilët kanë qenë në shënjestër të qeverisë për katër vitet e fundit".

Për Szolnokin, vetëm një "qasje revolucionare" do të ndryshonte status quo-në në Hungari, ku muajin e kaluar, ministrat e djathtë populistë miratuan një ligj që ndalon në thelb çështjet LGBTQ të diskutohen në shkollë.

"Është më shumë sesa thjesht një marshim", i tha Szolnoki CNN-së. "Fjala është që Hungaria të bashkohet me evropianët dhe të tregojë barazi".

Ligji i ri, i mbështetur nga kryeministri Viktor Orban, ndalon të gjitha materialet arsimore dhe programet për fëmijët që konsiderohen të promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë.

Pas kritikave të ashpra ndërkombëtare (dhe një nxitje për shfuqizimin e tij) nga Bashkimi Evropian, anëtar i të cilit është Hungaria, Orban ka propozuar të mbajë një referendum që do të pyesë publikun nëse ata mbështesin "promovimin e përmbajtjes në lidhje me orientimin seksual ndaj fëmijëve’’.

Kryeministri po kërkon një votim "jo". Por për njerëzit e mbledhur në paradë të shtunën, përgjigjja është po.

Kritikët e ligjit argumentojnë se mbajtja e referendumit - një votë me pesë pyetje - është problematike në vetvete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat