Mijëra protestues në Itali kundër kufizimeve për njerëzit e pavaksinuar

Evropë

Mijëra protestues në Itali kundër kufizimeve për njerëzit e pavaksinuar

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 22:27
Pamje nga protesta

Mijëra njerëz protestuan në të gjithë Italinë kundër kufizimeve për njerëzit e pavaksinuar ndërsa Roma përpiqet të ngadalësojë rritjen e infeksioneve me COVID-19.

"Liri!" dhe "Poshtë diktatura!" brohorisnin protestuesit që tundnin flamurin italian nga Napoli në jug në Torino në veri.

Pjesa dërrmuese nuk kishin maska.

‘’Green Pass’’, e cila është një zgjatje e certifikatës digjitale të BE-së për COVID-19, do të kërkohet nga 6 gusht për të hyrë në kinema, muze, pishina të mbyllura ose stadiume sportive, ose për të ngrënë brenda në restorante.

Ajo do të shërbejë që njerëzit të tregojnë nëse janë vaksinuar, i janë nënshtruar një testi negativ të kohëve të fundit ose janë shëruar nga COVID-19.

Protestat kundër kufizimeve për njerëzit e pavaksinuar janë zhvilluar edhe në shumë vende të tjera të botës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat