Nuk ka qetësi, rikthehen përmbytjet në Belgjikë

Evropë

Nuk ka qetësi, rikthehen përmbytjet në Belgjikë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 23:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshjet e orëve të fundit kanë rikthyer edhe njëherë përmbytjet në Belgjikë.

Në veçanti, në provincën e Namur disa shtëpi janë evakuuar për shkak të një shembjeje, ndërsa në Dinant makina janë dëmtuar nga rrymat e forta të ujit.

Përmbytjet shkaktuan 36 vdekje javën e kaluar në Belgjikë, ndërsa 7 persona janë ende të zhdukur, raporton A2.

Qindra kërkesa për ndihmë arritën në njësitë e zjarrfikësve, ndërsa autoritetet lëshuan paralajmërime duke iu bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet me makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat