​Schallenberg dhe Edstadler diskutojnë me von der Layen për Ballkanin Perëndimor

Evropë

​Schallenberg dhe Edstadler diskutojnë me von der Layen për Ballkanin Perëndimor

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe ministrja e Punëve Evropiane Karoline Edtstadler, biseduan sonte me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, kryesisht për Ballkanin Perëndimor.

Schallenberg dhe Edtstadler u takuan në Salsburg me Von der Layen, e cila mbërriti me rastin e hapjes së Festivalit Kulturor të Salsburgut.

Fillimisht ishte planifikuar që von der Layen të pritej nga kancelari Sebastian Kurz, por ky i fundit anuloi takimin për shkak se, siç thuhet, ndihej i sëmurë, transmeton APA.

Schallenberg shkroi në llogarinë e tij në Twitter se bisedoi me mysafirin e lartë për situatën e tranzitit përmes Brenner, paketën e BE për luftën kundër problemeve klimatike, migracionin, Afganistanin, por edhe fqinjësinë. Ai theksoi se vëmendje e veçantë iu kushtua Ballkanit Perëndimor.

Javët e fundit, Schallenberg ka thënë vazhdimisht se ky vit nuk duhet të humbasë në lidhje me afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Kancelari Kurz do të testohet rregullisht, së fundmi në prag të hapjes së festivalit të premten duke përdorur një test PCR, përkujton agjencia austriake e lajmeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat