Gjukanoviq i reagon Serbisë

Evropë

Gjukanoviq i reagon Serbisë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 16:00
Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi Gjukanoviq ka theksuar se “Serbia dëshiron të tregojë se malazezët janë serb, por nuk ka dyshim se Mali i Zi do të mbetet e pavarur edhe stabile në rrugën evropiane”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka shprehur bindjen se Mali i Zi do të jetë anëtari i ardhshëm i BE-së, sepse ka ecur më së largu në procesin e bisedimeve, ndërkohë që nënvizoi se Serbia dëshiron të tregojë se Mali i Zi është shtet serb.

Duke folur për raportet mes Serbisë dhe Malit të Zi, ai shtoi se vizioni i tij është se ato duhet të kenë raportin e njëjtë siç kanë Çekia dhe Sllovakia dhe potencoi se Mali i Zi përpiqet të ruajë mundësinë për një raport të tillë në të ardhmen. Por fatkeqësisht kemi problem në Beograd , problem ky që po zgjat me shekuj.

"Serbia është përpjekur të tregoj se Mali i Zi është shtet serb, se malazezët në fakt janë serb, se nuk ka kishë as kulturë malazeze...Është permanente përpjekja nga Serbia që artikulohet nga nacionalizmi serbo-madh që të marr Malin e Zi dhe ta bëjë pjesë të identitetit shtetëror edhe kombëtar serb, për këtë shkak ishin kundër pavarësisë së Malit të Zi”, tha ai në intervistën për televizionin sllovak TA3.

Gjukanoviq ka shtuar se  është më lehtë të përballesh me nacionalizmin serbo-madh përderisa ai vjen nga qarqe akademike apo qarqe tjera. Problem është kur ai nacionalizëm gjen çerdhe në politikën shtetërore të Serbisë, sikurse është gjendja aktualisht u shpreh ai.

"Serbia përmes politikës së vetë shtetërore e vë në pikëpyetje pavarësinë malazez. Ata këtë nuk duan ta pranojnë, por me atë që bëjnë ata sjellin në pikëpyetje pavarësinë. Prandaj është shumë me rëndësi që të ju jepet fund iluzioneve se mund të ndryshohen kufijtë në Ballkan. Kur Serbia të heq dorë nga aspiratat e veta ndaj Malit të Zi, besoje do të mund të shërbehemi me përvojën e raportit edhe bashkëpunimit mes Çekisë edhe Sllovakisë”, tha presidenti malazez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat