Bota ka kthyer sytë nga Britania, eksperimenti për Covid-19 që po e bën me adoleshentët

Evropë

Bota ka kthyer sytë nga Britania, eksperimenti për Covid-19 që po e bën me adoleshentët

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Çështjet që lidhin fëmijët me COVID-19, duken shumë pak të diskutuara në mesin e ekspertëve. Kur Misioni i Përbashkët i Kinës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë raportuan fillimisht për virusin shkurt të një viti më parë, një nga lajmet e mira në mesin e një plage që po hapej ishte se fëmijët nuk ishin të rrezikuar nga Covid. Kjo ishte suprizuese, sepse infeksione të ngjashme që prekin rrugët e frymëmarrjes, ndodh shpesh që të përhapen në mesin e fëmijëve. Kina bëri një “shtypje” të fortë të virusit, në mënyrë që rastet të mbeteshin sa më të ulëta, duke e parandaluar virusin që të përhapej në grupmoshat e reja.

Një vit pas fillimit të pandemisë, vendet e pasura u mobilizuan për një program vaksinimi në masë për të mbrojtur jo vetëm moshat e vjetra por të gjithë popullatën. Suksesi i vaksinës po dobëson lidhjen mes shtrimeve në spitale dhe sigurisht vdekjes. Me të moshuarit të vaksinuar që tashmë janë goxha të mbrojtur nga pasojat e COVID, e njëjta çështje për moshat e reja ka ndryshuar. Në Britaninë e Madhe, po ka një rritje të frikshme infektimesh mes fëmijëve dhe adoleshentëve. Dhe këto shifra pritet të shumëfishohen sapo shkolla të nisë sërish në vjeshtë.

A është më mirë që fëmijët ta kalojnë Sars-COV-2 si një e ftohur e zakonshme, apo duhet që edhe ata të vaksinohen dhe të rikthehen masat si distanca sociale dhe maskat? Kjo është pyetja që shumë vende të botës po shtrojnë. Disa shqetësohen për efektet anësore që mund të kenë nga vaksinat, edhe pse këto janë shumë të pakëta dhe as nuk krahasohen me benefitet.

Në fakt kjo që Britania po bën tashmë duket më shumë si një eksperiment. I ka dhënë adoleshentëve liri të plotë për të parë se çfarë do të ndodhë më vonë. Edhe pse pritet një rritje e pakontrollueshme e rasteve me COVID, shkencëtarët vendas nuk janë të shqetësuar për këtë.

Edhe pse ekziston ky rrezik, për shumë vende shkollat do të hapen sërish, nuk mund të lejohet më boshllëku i krijuar përgjatë kësaj kohe. Pasi edhe disa vite më shumë të pa arsimuar mirë, do të shkaktonte një katastrofë të vërtetë në edukimin e brezave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat