Janë abuzuar seksualisht nën kujdesin e autoriteteve të Londrës qindra fëmijë

Evropë

Janë abuzuar seksualisht nën kujdesin e autoriteteve të Londrës qindra fëmijë

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Sipas një raporti, qindra fëmijë janë abuzuar seksualisht, pasi abuzuesit kishin arritur ta përfshinin sistemin e kujdesit të një këshilli lokal të Londrës.

Për dekada, punëtorët e zonës jugore të Londrës, Lambeth, kanë shfaqur “shpërfillje të pashpirt” për fëmijët e ndjeshëm, të cilët ishin trajtuar “sikur të ishin të pavlerë”, thuhet në raportin e Hetimit të Pavarur rreth Abuzimit Seksual të Fëmijëve.

Komisioni hetues dëgjoi dëshmi për dhunim seksual të fëmijëve, të sulmuar në mënyra të ndryshme dhe të abuzuar seksualisht, shkruan gazeta britanike.

Por pas 705 ankesave nga ish-banorët e tri objekteve, vetëm një anëtar i stafit të lartë ishte ndëshkuar.

Vlerësohet se numri i të abuzuarve ka gjasë të jetë shumë më i lartë, ndërsa Policia Metropolitane u këshillua që të marrë parasysh hetime rreth një djali që kishte vdekur në një shtëpi kujdesi më 1977. Ai më parë ishte ankuar që është abuzuar nga një anëtar i lartë i stafit.

Në pjesën përmbledhëse të raportit thuhet: “Me disa përjashtime, ata (stafi i Këshillit Lambeth) i trajtuan fëmijët nën kujdes si të ishin të pavlerë. Si pasojë, individët që përbënin rrezik për fëmijët kishin mundësi që t’i infiltronin shtëpitë e fëmijëve dhe qendrat për kujdes jashtë shtëpive me pasoja shkatërruese e të gjata tërë jetën për viktimat e tyre.”

“Kur dështimet e sistemit ishin identifikuar, ato në mënyrë të përsëritur ishin minimizuar, ndërsa nivelet e rrezikut ishin injoruar”, thuhet më tej në raport.

Raporti gjeti “dëshmi të qarta” se abuzuesit seksualë dhe të dyshuar për abuzime seksuale ishin bashkëpunëtorë në shtëpitë e fëmijëve të Këshillit të Lambethit në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat