Ulja drastike e infektimeve në Britani, reagon Johnson

Evropë

Ulja drastike e infektimeve në Britani, reagon Johnson

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 17:02
Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson, konfirmoi shifrat në rënie të infektuarve me COVID-19, megjithatë kërkoi kujdes të shtuar pasi lufta nuk ka përfunduar ende.

Gjithashtu ai përshëndeti vullnetin e të rinjve për t’u vaksinuar ndaj COVID-19.

“Kam vënë re, natyrisht se jemi në ditën e gjashtë me shifra në rënie. Por është shumë e rëndësishme që të mos gëzohemi para kohe dhe të mos lejojmë të dalim në konkluzione të nxituara për këtë. Hapi i katërt i rihapjes hyri në zbatim vetëm pak ditë më parë. Njerëzit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm dhe të zbatojnë qasjen e qeverisë.

Dua të falënderoj të rinjtë e këtij vendi pasi po bëjnë një punë të mrekullueshme duke u vaksinuar. Shifrat janë të jashtëzakonshme, thuajse 70% e personave të moshës nga 18 deri në 30 vjeç janë imunizuar. Mesazhi im për të gjithë është që vaksinimi ju ndihmon të mbroni veten, familjen dhe na lejon ne të gjithëve që të ecim përpara”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat