​Itali, të vdekurit nga koronavirusi në 99% të rasteve ishin të pa vaksinuar

Evropë

​Itali, të vdekurit nga koronavirusi në 99% të rasteve ishin të pa vaksinuar

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Pothuajse 99 për qind e njerëzve që vdiqën nga virusi korona në Itali që nga shkurti i këtij viti, nuk ishin të vaksinuar plotësisht, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Shëndetit (ISS).

Studimi, i gjetur në një raport të rregullt të vdekjeve nga koronavirusi të lëshuar nga një organ i shëndetit publik, thotë se disa njerëz plotësisht të vaksinuar që vdiqën nga COVID-19 janë dukshëm më të vjetër se ata që vdiqën pa vaksinim të plotë, raporton Reuters.

Nga 1 shkurti deri më 21 korrik, kishte 423 vdekje nga COVID-19 midis personave të vaksinuar, që përfaqëson 1.2 për qind të gjithsej 35.776 vdekjeve, tha Instituti në një deklaratë.

Fushata italiane e vaksinimit filloi në fillim të vitit, kështu që deri në fillim të studimit, njerëzit e parë që u vaksinuan mund të përfundonin vaksinimin me dy doza të vaksinës Pfizer ose Moderna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat