U infektuar me Delta, humb jetën 11 vjeçarja në Itali

Evropë

U infektuar me Delta, humb jetën 11 vjeçarja në Itali

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 21:16
Ilustrim

Një 11 vjeçare italiane ka humbur jetën pasi është infektuar me variantin e ri të Covid Delta. Mediat italiane bëjnë me dije se e mitura ka ndërruar jetë në spitalin Giovanni Di Cristina në Palermo pasi kontraktoi variantin Delta të koronavirusit.

11 vjeçarja vuante dhe nga një sëmundje e rrallë metabolike.

Presidenti i Rajonit siçilian Nello Musumeci kishte folur për dy rastet ditët e fundit, sidomos me rastin e fëmijës që vdiq.

“Ajo ishte infektuar nga motra e saj që kishte qenë në Spanjë, askush në familje nuk u vaksinua “, ka thënë ai.

11-vjeçarja kishte kaluar nëpër trajtim në repartin pediatrik të Giovanni Di Cristina për rreth dhjetë vjet për shkak të patologjisë së saj. Dy javë më parë shtrimi në spital për kushtet e rënda shëndetësore që ishin përkeqësuar papritmas pas kontraktimit të Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat