Ishujt e VIP-ave në Greqi kthehen në këmbanë alarmi për Covid-19

Evropë

Ishujt e VIP-ave në Greqi kthehen në këmbanë alarmi për Covid-19

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 22:27
Greqi

Janë ndër ishujt më të vizituar në botë gjatë sezonit të verës, por duket se në kohë COVID-i janë kthyer në vatra infeksioni.

3 ishujt grekë Mykonos, Tinos dhe Paros për shkak të rasteve të reja me Covid-19 po shkaktojnë shqetësim të madh. 

Sipas të dhënave të fundit të EODY pozitiviteti i Covid-19 vlerësohet në 4.27, 4.20 dhe 5.10%

Në javën e 19 korrikut 2021-25 korrik 2021 shkalla e pozitivitetit ishte 3.26% në një total prej 540.283 testesh laboratorike në vend dhe 0.79% në një total prej 894.838 teste vetë-diagnostikuese.

Në të gjitha testet, shkalla e pozitivitetit ishte 1.46%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat