Greqia e Qipro në “bllok” kundër Turqisë

Evropë

Greqia e Qipro në “bllok” kundër Turqisë

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 22:31
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është takuar me presidentin e Qipros, Nikos Anastasiades

Qipro dhe Greqia janë duke punuar së bashku për të ngritur në kancelaritë perëndimore shqetësimin e tyre në lidhje me planet e Erdogan për të hapur qytetin e Varoshas në Qipron Veriore, të kontrolluar nga turqit.

Për këtë qëllim, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është takuar me presidentin e Qipros, Nikos Anastasiades. Gjatë një konference për shtyp, ata thanë se nuk do të pranojnë kurrë një ndarje të ishullit, ashtu siç propozon Ankaraja.

“Veprimet e reja të Turqisë në Qipro janë të dënueshme, shkelin rezolutat e OKB t dhe injorojnë konkluzionet e Këshillit Evropian”, tha kryeministri grek, Mitsotakis.

Presidenti i Qipros e cilësoi si ide të sëmurë dhe të rrezikshme propozimin e Ankarasë për zgjidhjen me dy shtete.

“Është e pakonceptueshme të presë dikush që pala qipriote greke mund të pranojë ndonjëherë krijimin e një formati të tillë të “sëmurë”, pra të një shteti të pavarur, i cili do të kontrollohet plotësisht nga Turqia”, tha Nikos Anastasiades.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat