Anglezëve s’u del inati nga humbja në finale/ Sulmojnë ambasadën italiane në Britani

Evropë

Anglezëve s’u del inati nga humbja në finale/ Sulmojnë ambasadën italiane në Britani

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Anglezët e paskan më të vështirë se sa duket kapërdimin e humbjes së finales së Euro2020 përballë Italisë. 

Ajo çfarë ka bërë një tifoz anglez i ka habitur të gjithë duke i dërguar një letër ambasadës italiane në Londër, duke e mbushur atë me fyerje për fitoren e Italisë në finalen kundër Anglisë.

“Loja ishte e manipuluar, ju fituat falë dhunës, frikësimit dhe trukeve. Ju nuk dini si të luani një ndeshje në mënyrë sportive,” – thuhet në letër.

Image

Letra u publikua në ‘Twitter’, ku Alessandro Motta, zëvendës shefi i misionit të ambasadës italiane në Londër, postoi foton të shoqëruar me një të qeshur: “Lojë e ndershme është një koncept i njohur në të gjithë botën dhe e gjeti zanafillën në sportin modern në Britaninë e Madhe… “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat