Rriten tensionet mes Greqisë e Turqisë, deklarata e ministrit grek

Evropë

Rriten tensionet mes Greqisë e Turqisë, deklarata e ministrit grek

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 20:16
Nikos Dendias

"Ditët e Perandorisë Osmane kanë mbaruar," tha Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias të enjten, ndërsa i bëri thirrje Turqisë të respektojë ligjin ndërkombëtar.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias shprehet se qëllimi i Greqisë në Kombet e Bashkuara është që të dënojnë veprimet turke. Sipas tij, kjo gjë është arritur pasi shumë shtete kanë dënuar kërcënimet e Turqisë.

Ai theksoi se më tej se koha e Perandorisë Osmane ka përfunduar me kohë dhe se Turqia duhet të respektojë fqinjët e saj.

“Qëllimi ynë ishte të dënojmë veprimet turke si brenda KB dhe Këshillit të Sigurimit, ashtu edhe në nivelin e Bashkimit Evropian. Dhe ky qëllim mund të them se u arrit pavarësisht hezitimeve të shprehura nga disa shtete. Gjithashtu u bë e qartë se nëse Turqia vazhdoni sjelljen e saj delikuente do të ketë pasoja…Më në fund duhet kuptuar Turqia se nuk mund të sillet sikur të ishim në shekullin e 18 -të ose 19 -të.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat