I “nxehti” historik në Itali, temperatura deri në 47 gradë, në veri godet breshëri

Evropë

I “nxehti” historik në Itali, temperatura deri në 47 gradë, në veri godet breshëri

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 20:35
Ilustrim

Temperaturat në Itali do të arrijnë deri në 47 gradë. Kjo është vala e nxehtësisë më e fortë që nga viti 2003.

Nga nesër në mbrëmje dhe përgjatë fundjavës në Itali pritet të shtrihet një vale e re temperaturave të larta. Sipas parashikimit të motit, temperaturat në Napoli mund të arrijnë në 47 gradë, ndërkohë që Siçili, Pulia dhe Bari vlerat maksinale do kapin shifrën e 46 gradë.

Në Italinë qendrore, në rajone të tilla si Umbria, Toskana dhe rajoni më i gjerë i Romës, nxehtësia do të jetë prezent por jo si në jug të vendit.

Kjo valë e të nxehtit do të jetë prezent në dhjetë ditët e para të gushit. Ndërkohë tërësisht ndryshe parashikohet situata në veri të Italisë, nga Lombardia. Veneto dhe Piemonte ku meteorologët kanë parashikuar reshje të forta shiu, madje dhe breshër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat