Zjarri, katër persona humbin jetën, qindra të evakuuar

Evropë

Zjarri, katër persona humbin jetën, qindra të evakuuar

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 07:36
Zjarri

Të paktën katër persona kanë ndërruar jetë ndërkohë që më dhjetëra të tjerë janë shtruar në spital si pasojë e zjarreve të shumta që kanë përfshirë Turqinë përgjatë ditëve të fundit.

Dy rrethe të provincës jugore të Antalias u përfshinë nga zjarret, që nisën fillimisht në katër vatra të ndryshme më 28 korrik për t’u përhapur më vonë.

“Zjarri në Manavgat është nën kontroll pas 21 orësh përpjekjesh, por ka një zjarr të vazhdueshëm në Akseki,” u tha gazetarëve Ministri turk i Bujqësisë Bekir Pakdemirli në Antalia.

Një 82-vjeçar u gjet i vdekur gjatë evakuimit në zonën Kepezbelenis, rreth 16 kilometra në verilindje të Manavgat, ndërsa 10 persona u gjetën të bllokuar në digën Oymapinar.

Autoritetet kanë evakuuar banorët e 18 fshatrave në Antalia. Mediat turke raportuan se 62 persona, kryesisht vendas që përjetuan asfiksi dhe pësuan djegie dhe u shtruan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Antalia është e njohur për nxehtësinë përvëluese të verës. Böcek tha se nxehtësia ekstreme dhe erërat e forta po nxisnin përhapjen e flakëve. Rajoni bregdetar përreth Antalias është një destinacion i preferuar për pushime verore për turistët evropianë, veçanërisht ata nga Rusia dhe pjesë të Evropës Lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat