Itali, regjistrohen 6,619 raste të reja me Covid-19 dhe 18 viktima në 24 orët e fundit

Evropë

Itali, regjistrohen 6,619 raste të reja me Covid-19 dhe 18 viktima në 24 orët e fundit

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 6,619 raste të reja me koronavirus nga 247,486 teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e Covid-19, brenda ditës e humbën jetën 18 qytetarë të tjerë.

Siç raportojnë mediat në vend, shkalla e pozitivitetit për sot ishte 2.7%, e qëndrueshme në krahasim me të enjten. Kurse, të shtruarit për sot janë 2,117.

Numri i të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv u rrit me 7 (201), ndërsa 82 pacientë të tjerë u shtruan në reparte të tjera Covid (1,812).

Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 4,3 milionë të infektuar me koronavirus ndërsa bilanci i viktimave është 128,047 vdekje. Të shëruarit në vend janë mbi 4.1 milionë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat